VIDEO/ Shkodër, 12 orë të bllokuar në malin e Bogës, shpëtohen 3 alpinistët nga Tirana! Njëri i dëmtuar në këmbë

5 Shkurt, 08:15| Përditesimi: 5 Shkurt, 10:09

  • Share

SHKODËR- Tre alpinistët nga Tirana që kishin mbetur të bllokuar ditën e djeshme (4 shkurt) në malin e fshatit të Bogës, janë shpëtuar gjatë mesnatës. Fillimisht u raportua për 5 alpinistë të bllokuar, por 2 prej tyre arritën të zbrisnin nga mali në gjendje të sigurt. 

Ndërsa për 3 të tjerët pati një operacion kërkim-shpëtimi që zgjati për rreth 12 orë. 

Kanë qenë forcat e policisë, zjarrfikësit dhe një grup vullnetarësh që kanë ndërhyrë për t’u shkuar në ndihmë alpinistëve të bllokuar. Një prej udhëtarëve ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën. Në pamjet e publikuara shihet momenti teksa transportohet nga punonjësit e policisë. 26 vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. 

Ndërsa gjendja e alpinistëve të tjerë paraqitet e mirë, pa dëmtime. 

Ora 09:33
VIDEO/ 12 orë të bllokuar në malin e Bogës, publikohen pamjet nga operacioni i shpëtimit të 3 alpinistëve nga Tirana, njëri prej tyre i dëmtuar

 

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e momentit të shpëtimit të 3 turistëve nga Tirana që kishin mbetur të bllokuar në malin e fshatit Bogë prej më shumë se 12 orësh gjatë ditës së djeshme (4 shkurt).

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh.       

Në pamje shihet edhe momenti teksa shpëtohet transportohet turisti 26 vjeçar i cili kishte dëmtuar këmbën.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Laluci: 05/02/2024 12:00

    Vetë e kanë kruajtur!Pse shkojnë në ato zona që nuk e njohin? Edhe për ti nxjerrur është kosto edhe për policin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?