Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër/ Kishte fshehur kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 28 vjeçari! Dyshohet se e shiste në doza

2 Shkurt, 10:05| Përditesimi: 2 Shkurt, 10:14

  • Share

Shkodër-Një 28 vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi në dyqanin e tij në vendin e quajtur Fushë Qelë, policia gjeti një sasi lënde narkotike kokainë. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se ai e ndante në doza dhe më pas e shiste.

Blutë e Shkodrës sekuestruan lëndën narkotike, një peshore elektronike dhe një celular.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, arrestuan shtetasin H. H., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në vendin e quajtur Fushë Qelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar kokainë, që dyshohet se 28-vjeçari e ndante në doza për shitje, një peshore elektronike dhe një celular", informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?