Ktheu banesën në 'shtëpi bari', në pranga 32-vjecari në Shkodër! Kishte kanabisin në proces tharjeje, mbante edhe armë zjarri (EMRI)

18 Tetor 2022, 16:31| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 17:19

  • Share

SHKODËR- Marçel Shpijati, 32-vjeç ka rënë në pranga pasi u zbulua se në një dhomë në banesën e tij kultivonte kanabis.  32-vjeçarit iu gjetën 20 fidanë kanabis, 1.2 kg kanabis si dhe pajisje elektrike që i përdorte për kultivimin e lëndës narkotike.

Arrestimi i Shpijatit shënon fazën e shtatë të megaoperacioni policor “Qarku” ku numri total i të arrestuarve ka arritur në 34. Gjatë këtij operaciponi, në 7 fazat e tij janë sekuestruar armë e municion luftarak, 270.7 kg kanabis, 476 bimë e fidanë kanabisi, dhjetëra doza kokaine, 4 automjete e 16 aparate celulare.

7 persona u arrestuan dy ditë më parë në fazën e 6-të këtij operacioni , ndërsa 5 të tjerë  u shpallën në kërkim, ku policia  gjeti dhe sekuestroi 77 kilogramë kanabis, doza kokaine si dhe armë e municion luftarak.  Droga u gjet në një lokal të qytetit të Shkodrës, në një parcelë toke dhe në makinën e dy të rinjve.

Më 16 tetor, u arrestuan Sinato Ndreu, Vitor Ndreu ( babë e bir) ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Atyre iu gjetën 3 pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg. Në banesën e të arrestuarve është sekuestruar edhe 1 armë sportive.

Megaoracioni ‘Qarku’, çoi në zbulimin e 'shtëpisë së barit' në fshatin Bardhaj. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 17 persona kanë kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?