SHKODËR- Marçel Shpijati, 32-vjeç ka rënë në pranga pasi u zbulua se në një dhomë në banesën e tij kultivonte kanabis. 32-vjeçarit iu gjetën 20 fidanë kanabis, 1.2 kg kanabis si dhe pajisje elektrike që i përdorte për kultivimin e lëndës narkotike.
Arrestimi i Shpijatit shënon fazën e shtatë të megaoperacioni policor “Qarku” ku numri total i të arrestuarve ka arritur në 34. Gjatë këtij operaciponi, në 7 fazat e tij janë sekuestruar armë e municion luftarak, 270.7 kg kanabis, 476 bimë e fidanë kanabisi, dhjetëra doza kokaine, 4 automjete e 16 aparate celulare.
7 persona u arrestuan dy ditë më parë në fazën e 6-të këtij operacioni , ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim, ku policia gjeti dhe sekuestroi 77 kilogramë kanabis, doza kokaine si dhe armë e municion luftarak. Droga u gjet në një lokal të qytetit të Shkodrës, në një parcelë toke dhe në makinën e dy të rinjve.
Më 16 tetor, u arrestuan Sinato Ndreu, Vitor Ndreu ( babë e bir) ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Atyre iu gjetën 3 pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg. Në banesën e të arrestuarve është sekuestruar edhe 1 armë sportive.
Megaoracioni ‘Qarku’, çoi në zbulimin e 'shtëpisë së barit' në fshatin Bardhaj. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 17 persona kanë kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.
Komente
