Kronikë

Shkodër/ ‘Koordinata’ e dronëve zbulon parcelat me 5999 bimë narkotike, nën akuzë 5 kryepleq e dy roje mjedisi, në kërkim kultivuesi (VIDEO)

19 Qershor, 12:27| Përditesimi: 19 Qershor, 13:23

  • Share

Shkodër- Policia e qarkut të shkodrës finalizon një operacion në shkallë të gjerë për zbulimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

“Koordinata” ka çuar në gjetjen e disa parcelave të mbjella dhe në asgjësimin e 5999 bimëve apo fidanëve të dyshuar kanabis sativa. Aksioni është kryer nga toka dhe ajri me dronë e patrulla këmbësore.

U proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, 2 roje të mjedisit dhe 5 kryetarë të fshatrave ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë.

Gjithashtu, shpallet në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike që u gjetën disa javë më parë në fshatin Vigë-Mnelë.  

Rastet konkrete të goditura nga nga policia vendore janë: 

-Njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh, Shkodër 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 688 bimë të dyshuara narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-L. A. dhe L. M., roje mjedisore, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;  

-L. L., kryetar i fshatit Nëmavrriq, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;   

-N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj, për moskallëzim krimi.  

-Njësia administrative Temal, Vau i Dejës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 5311 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë. Për këto raste nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Z. M., kryetar i fshatit Toplanë, për shpërdorim detyre;

-G. M., kryetar i fshatit Kishë-Arrë, për shpërdorim detyre;

-F. B., kryetar i fshatit Qerret, për shpërdorim detyre.

“Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi D. F., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 12.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi nga hetimet dyshohet si autor i kultivimit të 2127 bimëve narkotike që u gjetën nga shërbimet e Policisë, më datë 24.04.2025, në fshatin Vigë-Mnelë”, tha policia vendore.  

Po vijon puna kapjen e D. F. dhe për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Policia e Shtetit informon se mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?