Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në çdo qytet të vendit. Ndër këto qytete është edhe Shkodra.
Kryetari i bashkisë Benet Beci përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se nga ky aksion deri më tani janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të qytetit. Ndërkohë nga ana tjetër vazhdon puna për verifikimin e 200 ankesave të depozituara në portalin “Hapësira Ime”.
Beci informon se gjithashtu gjatë këtij aksioni janë vendosur edhe 121 gjoba.
Njoftimi i plotë:
Rezultate konkrete nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
Gjatë këtij aksioni janë arritur deri tani këto rezultate:
Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të qytetit
Është dhënë përgjigje për 286 ankesa të mbërritura në Sallën e Koordinimit dhe Komandimit
Vijon puna për verifikimin e 200 ankesave të depozituara në portalin “Hapësira Ime”
Janë përpiluar 386 akte konstatimi
Janë vendosur 121 masa administrative
Bashkia Shkodër mbetet e angazhuar për të garantuar hapësira publike të lira dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.
Prej më shumë se 1 muaji në të gjithë territorin ka nisur një aksion për çlirimin e hapësirave publike si brenda zonave të banuara ashtu edhe në akset kombëtare.
Afati për lirimin vullnetar ishte deri në 31 korrik. Prej kalimit të këtij afati IKMT ka nisur prishjen e objekteve që kanë bllokuar hapësirat publike.
Komente
