SHKODËR – Një punonjës i sektorit pyjor Vig është arrestuar në flagrancë nga policia pasi kishte kultivuar 98 bimë kanabisi, në një parcelë publike. Policia njofton se bimët e kultivuara nga 62-vjeçari Zef Lazri u asgjësuan me anë të djegies.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Z. L., 62 vjeç, banues në fshatin Vig.
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike, në fshatin Vig. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”,- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente
