Nisja e vitit të ri akademik në Universitetin e Shkodrës, përkon edhe me regjsitrimin e studentëve pranë konviktit të Universitetit, ku akomodohen të rinjtë që vijnë nga bashkitë e Pukës, Mirditës, Malësisë së Madhe, Lezhës, etj.
Por ulja e numrit të regjistrimeve në vitin e parë ka sjellë edhe rënien e interesit për konviktin. Pavarësisht se godina i plotëson të gjitha kushtet, e rikonstruktuar pak vite më parë, numri është gjithnjë e në rënie, fakt që pranohet nga drejtuesja e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve në Shkodër, Sindis Kopliku.
"Kemi startuar këtë vit të ri me numër më të vogël të studentëve”.
Në vëzhgimin e Report tv pranë këtij konvikti arritëm të bindim të flasë një prej studenteve që është regjistruar për të dytin vit pranë konviktit në Shkodër. Armanda që studion për gazetari është e kënaqur me kushtet.
“Kushtet janë shumë të mira, ujë drita, internet, dushet, asgjë nuk mungon”, tha ajo.
92 studentë kanë qënë të akomoduar një vit më parë, ndërkohë këtë vit, ende pa u mbyllur regjistrimet, jane 70 studentë në konviktin e Universitetit të Shkodrës.