Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme (10 Shkurt) një 38-vjeçar nga Mali i Z, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me 1 kg drogë në makinë.
I ndaluari në pikën e Hanit të Hotit është Anton D., i cili e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë kofanos së automjetit që drejtonte. Zbulimi i lëndës narkotike u bë edhe me ndihmën e qenit antidrogë të Policisë.
“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 38 vjeç, për veprën penale “trafikimi i narkotikëve”, njoftoi Policia e Shtetit.
Si prova materiale u sekuestruan lënda narkotike, aparati celular dhe makina e të dyshuarit.
Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë së Shkodrës, për procedura të mëtejshme.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)