Kronikë

Shkodër, granata dhe armë në banesë, në pranga 44-vjeçarja, në kërkim i shoqi, nën hetim i ati (EMRAT)

23 Janar, 13:06| Përditesimi: 23 Janar, 14:47

  • Share

Shkodër-Një 44 vjeçare në fshatin Shtoj i Vjetër, të Shkodrës është vendosur në pranga pasi policia i gjeti granata dhe armë në banesë.

Gjatë kontrolleve të kryera në shtëpinë e bashkëshortëve policia në njoftimin e saj informon se janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Ndërsa në shtëpinë e 72-vjeçarit (babai i të arrestuarës), blutë gjetën një armë gjahu teke.

“U arrestua në flagrancë shtetasja Emirsada Piri, 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër;

u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

u shpall në kërkim shtetasi Dashamir Haruni, 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij”, informoi sot policia.

Vijon puna për kapjen e 49 vjeçarit.

Operacioni u kodua “Muzgu”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?