Shkodër, mbi 500 raste me grip brenda javës! Shefja e epidemiologjisë: Gripi më agresiv se vitin e kaluar, pasoja në mushkëri

23 Janar, 14:49| Përditesimi: 23 Janar, 16:11

  • Share

Me qindra qytetarë janë dyndur në dyert e Urgjencës së Shkodrës por dhe në Qendra Shëndetësore me infeksione të rrugëve respiratore që manifestohen me temperaturë të lartë e koll të thatë, që zgjat për disa ditë. Gripi dhe virozat e stines kane prekur kryesisht fëmijët e moshës shkollore, nga 5 deri në 14-vjeç.

“Simptomat kryesore janë kollë e thatë të zgjatur, raste me temperaturë, dhimbje trupi, koke dhe rrjedhje hundësh. Mosha pediatrike më e prekur. Grupmoshat 5-14 vjec predominojnë! Më pas vjen grupmosha 1-4 vjeç, thotë shefja e Epidemiologjisë Dhurata Hysa.

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik, Dhurata Hysa tha për Report TV se ka nje trend në rritje të infektimeve ndaj kërkoi nga qytetarët të qendrojnë larg grumbullimeve në ambiente të mbyllura.

"Situata epidemiologjike nuk është e qendrueshme sepse ka trend në rritje të të infektuarve, sidmos në rrugët e sipërme respiratore. Kryeson gripi dhe raste më të pakëta me covid. “Duhet distancimi në të gjitha rastet me simptoma të gripi, distancimi dhe izolimi, te rrine larg grumbullimeve” vijon më tej.

Gripi lë pasoja të rënda në mushkëri, ndaj shefja e Epidemiologjisë së Shkodrës këshillon që në çdo rast qytetarët e infektuar t’i drejtohen mjekut të familjes, e më pas pneumologut.

“Ka shumë raste me klinikë të rënduar, gripi këto ditë është akoma më agresiv. Nëse e e krahasojmë me vitin e kaluar, ka rritje të lehtë të numrit të rasteve. Po kështu ka rritje dhe të rasteve me pneumoni, që vjen si pasojë e gripit. Për të mos kalaur në penumoni, qytetarët të paraqiten tek mjeku i familjes” këshillon ajo.

  Në gjithë qendrat shëndetësore dhe urgjencat e Qarkut të Shkodrës çdo javë vizitohen mbi 500 pacientë me komplikacione nga gripi.

 “Brenda javës numri i të infektuarve është mbi 500 raste në qarkun e Shkodrës, bazuar informacionit e isntitucioneve që janë përgjegjëse për survejancën. Situata është më e rëndë, sepse shumë qytetarë e kalojnë në kushte shtëpie, pa trokitur tek mjeku” thotë  shefja e Epidemiologjisë

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?