Kronikë

Shkodër, mbytet 20-vjeçari në lumin Kir, pësoi atak kardiak sapo hyri në ujë

7 Qershor 2018, 13:46| Përditesimi: 7 Qershor 2018, 14:19

  • Share

Një 20-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në lumin Kir, në Shkodër. Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi Marjan Marku, i cili dyshohet se ka pësuar atak kardiak, sapo ka hyrë në ujë.

Sipas policisë, i riu është gjetur i pajetë në ujërat e këtij lumi, në Njësinë Administrative Postribë. Ai ka qenë me shokët e tij, kur ka gjetur vdekjen në ujë, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Marjan Marku ishte banues në fshatin Shtoj i Ri, në Njësinë Administrative Rrethina.

Informacioni paraprak:
Me datë 07.06.2018 në orën 11.40 jemi njoftuar se në fshatin Mes, Shkodër në Lumin Kir është mbytur në ujë shtetasi M. M. 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj Ri. 

Trupi i pajetë u dërgua ne Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Po kryhen veprimet proceduriale me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?