Kronikë

Shkodër/ Mbytja e nënës me 3 fëmijët në lumin Bunë, Prokuroria kërkon 6 vite burg për babanë Erdgys Arrazi: Shtyu Almën drejt vetëflijimit

3 Shkurt, 10:24| Përditesimi: 3 Shkurt, 22:45

  • Share

SHKODER- Prokuroria e Shkodrës kërkon dënimin me 6 vite burgim për Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit e cila u hodh nga ura mbi Lumin e Bunës bashkë me 3 fëmijët e mitur, duke shkaktuar një tragjedi të tmerrshme. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse Gjykata pranon këtë masë dënimi për Arrazin reduktohet në 4 vite burgim.

Ndaj tij rëndojnë dyshimet për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” në dëm të bashkëshortes së tij, Alma Arrazi.

Nga hetimet ka rezultuar se Erdgys Arrazi ka shtyrë Almën drejt aktit të vetëflijimit për shkak të sjelljes diskredituese, që ka cenuar dinjitetin e saj.

Lidhur me 3 fëmijët, është regjistruar vrasja për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, por për shkak se autorja e dyshuar e krimit, Alma Arrazi ka vdekur, është pushuar çështje. 39-vjeçarja Arrazi u hodh nga ura e Lumit të Bunës bashkë me 3 fëmijët e mitur, pak minuta pasi ishte ndarë nga kunata e saj.

Pas ngjarjes tragjedike, policia vuri në pranga Erdgys Arrazin, i cili pret tashmë verdiktin e drejtësisë.

Jeta e tre fëmijëve u ndërpre në mes, pasi nëna e tyre, Alma Arrazi në përpjekje të dëshpëruar  për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore, u hodh nga ura e Bunës në Shkodër bashkë me ta. Ngjarja tragjike u shënua mbrëmjen e 2 Majit 2024, ndërsa u zbulua dy ditë më vonë kur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e vajzës 9-vjece.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?