Kronikë

Digjet nënstacioni i Draçinit, gjysma e Shkodrës pa energji

13 Dhjetor 2024, 12:25| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 15:27

  • Share

Shkoder-  Nënstacioni i Draçinit dhe 4 kabina elektrike në disa lagje të qytetit janë përfshirë nga zjarret paraditen e sotme. Fillimisht zjarri ka përfshirë nënstracionin e Draçinit ndërkohë që në harkun e 2-3 minutave janë përfshirë nga flakët edhe 4 kabina elektrike. Menjehere ne vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 mjete zjarrfikese pranë Nënstacionit të Dracinit të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërkohë që gjysma e qytetit të Shkodrës ka mbetur pa energji elektrike prej ores 11:30 te dites se sotme.

18 efektive dhe 5 mjete zjarrfikese kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit ndërkohë që si pasojë e zjarrit është shkrumbuar edhe një magazinë në afërsi të nënstracioni të Draçinit.

Prokuroria dhe policia kane nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut që solli përfshirjen nga flakët të nënstracionit ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet për një shkëndije elektrike në sallën e komandimit.

 Në total janë përfshirë nga flakët
1-Nën-stacionin e Draçinit
2- Kabinën elektrike të lagjes Kiras
3- Kabinën elektrike të lagjes Zukth-Kashta
4- Kabinën elektrike të lagjes Xhabije
5- Kabinën elektrike të lagjes Tophanë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?