Fotot nga ndërhyrja e realizuar në spitalin e Shkodrës

Lajme të mira

Shkodër/ Mjekët kryejnë me sukses stentimin e arterieve mesenterike superiore, i shpëtojnë jetën 43-vjeçarit! Ndërhyrja e parë e realizuar në Shqipëri

2 Shtator, 09:54| Përditesimi: 2 Shtator, 10:07

  • Share

Një ndërhyrje e vështirë në spitalin rajonal të Shkodrës, e realizuar për herë të parë në Shqipëri, i ka shpëtuar jetën një 43-vjeçari.

Bëhet fjalë për stentimin e arterieve mesenterike superiore, një ndërhyrje komplekse që trajton isheminë kronike të mezenterit, një sëmundje me një shkallë të lartë vdekshmërie. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se ndërhyrja u realizua me metodë endovaskulare, falë bashkëpunimit të ngushtë mes kirurgëve vaskularë dhe hemodinamistëve.

Ministrja shprehu mirënjohjen e saj për ekipin e mjekëve që realizuan këtë ndërhyrje të suksesshme, duke përfshirë Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja si dhe Dr. Gledis Zaimi e Dr. Kevin Bektasha.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?