Shkodër- Ankesa e qytetarëve për ndotjen akustike çon drejt ndëshkimit administratorin e një lokali në Shkodër.
Burime zyrtare nga policia vendore bënë sot me dije se për shkak të muzikës së lartë dhe tej normave të lejuara në një lokal në lagjen "Vasil Shanto", gjobitën me 200 mijë lekë të rinj, administratorim i subjektit.
“Në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, bazuar dhe në telefonatat e qytetarëve, strukturat e DVP Shkodër kanë intensifikuar, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë. Në lagjen "Vasil Shanto", konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj. Në përfundim, ndaj administratorit të këtij subjekti, shtetasit M. L., u vendos masë administrative me vlerë 200 000 lekë”, tha policia vendore.
Në fund policia apeloi për qytetarët dhe bizneset që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre.
Komente
