Shkodër- Një 27-vjeçar nga Azerbajxhani ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme.
I riu u kap nga u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Hotit”, në fshatin Kastrat, duke shoqëruar 4 persona nga Afganistani.
Operacioni u kodua “Borders”.
27-vjeçari u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Hotit”, në fshatin Kastrat, duke shoqëruar 4 shtetas nga Afganistani.
Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjet edhe një armë e ftohtë (thikë), tha sot policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi azerbajxhanas:
N. M., 27 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Malin e Zi, kundrejt pagesës.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente
