Shkodër- Babë e bir të shpallur në kërkim për një plagosje me thikë të kryer disa javë më parë kanë rënë në pranagat e policisë së Shkodrës.
Gjatë kontrolleve në banesën e tyre blutë sekuestruan thikën që dyshohet se është përdorur për plagosjen.
Më 20 korrik djali i mitur i Viktor Dakaj, goditi me thikë 33-vjeçarin,Pjetër Guraleci pas një konflikti në sheshin “Prek Cali”.
Gjatë këtij sherri i pranishëm ishte edhe djali tjetër i mitur, 14-vjeç.
Sipas njoftimit të policisë 43 vjeçari, banues në fshatin Grudë akuzohet për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”, ndërsa 16-vjeçari për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:
-V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
-djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
