Foto Ilustruese

Kronikë

Shkodër/ Në kërkim për plagosje dhe lëvizte me pistoletë, arrestohet 22-vjeçari

6 Shkurt, 09:28| Përditesimi: 6 Shkurt, 09:47

  • Share

Shkodër-Një 22-vjeçar, në Shkodër është vendosur në pranga nga policia pasi lëvizte me pistoletë me vete, teksa ishte në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari, në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të bluve i riu u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion e cila u sekuestrua si provë materiale.

“Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B.”, informoi sot policia.

Shkak që 22-vjeçari plagosi me armë zjarri Arens Beqirin, më 23 dhjetor të 2024-ës dyshohet për shkak të një sherri të 24-vjeçarit me një person tjetër.

Operacioni u kodua ‘Kontigjenti’.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?