Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër, në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 47-vjeçari, lëvizte me pistoletë! Në maj 2024 plagosi të riun pas një konflikti të çastit (EMRAT)

18 Shkurt, 10:35| Përditesimi: 18 Shkurt, 10:39

  • Share

SHKODËR - Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Time", duke arrestuar 47-vjeçarin Gentian Mithi, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Ai u kap në rrugë me një pistoletë me municion luftarak, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie "Arrest në burg" nga Gjykata e Shkodrës.

Gentian Mithi akuzohet se më 11 maj 2024, në lagjen "Salo Halili", ka qëlluar me armë zjarri ndaj 24-vjeçarit Jaser Osmani, duke e plagosur në këmbë, për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

'Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasin G. M., 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi G. M. akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit J. O., 24 vjeç, i cili u dëmtua në këmbë.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?