Shkodër, një 62-vjeçar goditet me sende të forta në lagjen Rus, dërgohet me urgjencë në spital, policia në kërkim të autorëve(EMRI+VIDEO)

3 Qershor, 14:55| Përditesimi: 3 Qershor, 15:28

  • Share

Shkoder- Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë kopshtit “Tom Kola” në lagjen Rus.

I plagosuri është dërguar në spital ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Sipas raportimit të gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja, i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçi , 62 vjeç i cili është qëlluar me sende të forta nga persona të paidentifikuar. 62-vjeçari është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën mjekësore.

'Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?