Foto nga urgjenca e spitalit Shkoder

Kronikë

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)

23 Dhjetor, 22:02| Përditesimi: 23 Dhjetor, 23:03

  • Share

Shkodër- Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në Spitalin e Shkodrës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme (23 Dhjetor).

I plagosuri mësohet se është Arens Beqiri, një i ri 24-vjeçar dhe shkak dyshohet se është bërë një sherr i tij me një tjetër person.

“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë A. B., (Arens Beqiri), 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia.

Gazetari i REPORT TV, Ergys Kavaja, informon se shërbimet po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, i shpallur në kërkim për krimin.

“Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton paraprakisht policia vendore.

24-vjeçari mësohet se ka marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai pritet të japë shpjegime për oficerët dhe hetuesit, për të zbardhur plotësisht krimin dhe motivet.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?