Foto ilustruese

Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 efektivë, njëri prej tyre ish shefi policie në Theth, sot pjesë e RENEA-s (EMRAT)

27 Nëntor, 19:25| Përditesimi: 27 Nëntor, 20:13

  • Share

Shkodër- Nuk asgjësuan një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike në zonën e Njësisë së Shalës në Shkodër, pezullohen nga detyra me vendim gjykate pasi akuzohen se nuk ka asgjësuar parcelat me kanabis.

6 efektivët kanë gradë nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë vendore.

Katër prej tyre janë Inspektorë dhe dy të tjerët Nënkomisarë. Njëri është pjesë e njësisë speciale RENEA, ndërsa akuzohet se veprën penale e ka kryer gjatë kohës që ka qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth. Një tjetër është ekspert kriminalistik pranë policisë së Shkodër, e dy të tjerë  janë me detyrë në patrullën e policisë së këtij qyteti. 

"Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, në Shkodër", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të AMP.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ekzekutoi masat e sigurimit personal "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në  bashkëpunim.

Emrat e policëve të pezulluar nga Gjykata:
1-Nënkomisar Gjergj Mala - Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër
2-Nënkomisar Ardian Baçina - Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër
3-Inspektor Faik Latifi - Me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër
4-Inspektor Kristjan Lokthi - Me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër
5-Inspektor Zef Doçi - Në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.
6-Inspektor Sokol Kroni - Me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 27/11/2024 19:59

    Vetem Faik Latifit i kane ra ne qaf se me aq sa e kam njohur si koleg,kurre sdo neglizhonte ose do te behej pjese e ndonje veprimtarie te tille.Punonjes korrekt,stek e vjeter,prej shume kohesh inspektor zone ne nje nga lagjet me te veshtira,Kirasit.Kam rastisur ne disa ngjarje me te kur punoja ne Shkoder,i mprehte dhe me intuit.

    Përgjigju
    • Likja: 27/11/2024 22:06

      Un kam ber ate reuge nga thethi ne shale. Skandaloze ska pervec kamionave te shkoj njeri edhe 4x4 off road shum te larta. Deri te ambulanca ne shale edhe te pjesa e ures ku doli Alma cupi u lava edhe un aty. Paskan mbjellur pak shum pak per 1000 rrenje si paskan neglizhuar me kaq pak. Atje ska perendi qe te gjen e shkon. Xhungel alla shqiperi atje...

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?