Foto Ilustruese

Kronikë

Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim

25 Dhjetor, 10:58| Përditesimi: 25 Dhjetor, 11:18

  • Share

Shkodër-24 vjeçari Arens Beqiri, është vënë në pranga, pasi nuk dha deklarim të plotë në polici lidhur me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë.

Ai akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit“, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 23 dhjetor.

Për këtë ngjarje në kërkim është shpallur një 22 vjeçar me inicialet E.Sh, për të cilin policia bënë me dije se nga pakujdesia ka plagosur me armë zjarri 24 vjeçarin.

'Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të punës  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2024, bënë arrestimin për veprën  penale “Moskallëzimi i krimit“ të shtetasit të plagosur Arens Beqiri, 24 vjeç. Në vijim të veprimeve Policia ka  shpallur në kërkim shtetasin  E. Sh., 22 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij shtetasin A. B', njoftoi sot policia. 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?