Kronikë

Shkodër, nxënësit e 'Ndre Mjedës' bojkotojnë mësimin: S'kemi marrë bursat

24 Maj 2018, 12:57| Përditesimi: 24 Maj 2018, 17:30

  • Share

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat të Shkodrës kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.

Ato kanë bojkotuar mësimin pasi që prej fillimit të vitit akademik nuk kanë marrë bursat nga ana e Ministrisë së linjës dhe bashkisë Vau i Dejës. 

Drejtoria thote që janë kryer të gjtha procedurat ne kohe dhe pritet miratimi brenda pak ditesh.

Janë mbi 150 nxënës që përfitojnë bursa nga të cilët 107 nuk i kanë marrë, ndërsa pjesa tjetër që ushqehet në konvikt i ka automatikisht të kompensuara.

Ne do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në zgjidhje të problematikës. Ky nuk është viti i parë që ndodh kjo problematikë. Nuk i dimë arsyet, por pa marrë paratë ne nuk hyjmë në mësim, vijmë edhe nga zona të largëta.

Nxënësit e shkollës "Ndre Mjeda"



(Protesta e nxënësve të shkollës "Ndre Mjeda" në Shkodër)

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?