Kallashnikov-i i sekuestruar nga Policia

Kronikë

Shkodër/ Pas sherrit me pronarin mori kallashnikovin dhe shkoi përsëri në lokal, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

22 Shkurt, 14:47| Përditesimi: 22 Shkurt, 14:59

  • Share

Shkodër-Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pas një konflikti me pronarin e një lokali dhe disa persona të tjerë në lagjen “Manush Alimani”.

Vedat Hoxha, pas sherrit u rikthye prapë në lokal, por këtë herë me kallashnikov me vete.

Uniformat blu kanë mbërritur në atë moment duke neutralizuar 54-vjeçarin i cili në pamundësi për tu larguar ka hedhur armën në tokë.

"Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosje”, i shtetasit Vedat Hoxha, 54 vjeç, banues në Shkodër.

54-vjeçari, pas një konflikti me pronarin e lokalit shtetasin G. H., 36 vjeç, ishte larguar duke u rikthyer në lokal ku kishte me vete një armë zjarri kallashnikov. Në momentin që është rikthyer në lokal kanë mbërritur dhe shërbimet e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar 54 vjeçarin që mbante armën e zjarrit në dorë", informoi sot policia.

Blutë gjithashtu informojnë se do të hetohet në gjendje të lirë pronari i lokalit.

"Në vijim të veprimeve  u procedua në gjendje të lire shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në Shkodër për veprat  penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?