Sociale
Kultura
Top 24

Shkodër/ Përkujtohet 2-vjetori i lumturimit të martirëve, Massafra: Pushteti po zëvendëson fenë te ndërgjegjiet e dobëta

6 Nëntor 2018, 18:32| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 18:37

  • Share

Dy vjetori i lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike është kujtuar mbrëmjen e kaluar me meshën e shenjtë të kremtuar në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër. Kjo meshë u kremtua nga arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra. Gjatë predikimit monsinjor Massafra deklaroi se edhe në Shqipëri ka një paganizëm të ri të padukshëm dhe ata janë idhujt e pushtetit dhe të pasurisë që po zënë vendin e Krishtit tek ndërgjegjet e dobëta.

Sot ekziston një paganizëm i ri që është duke u parë edhe në Shqipëri. Idhujt e pushtetit dhe të pasurisë zënë vendin e tyre tek ndërgjegjiet më të dobëta.

Monsinjor Angelo Massafra – Arqipeshkv, Dioqeza Shkodër-Pult

38 martirët u lumturuan nga Vatikani dy vite më parë pas një procesi që zgjati për disa vite me. Emrat që u lumturuan janë pjesë e klerit katolik të cilët u persekutuan, provuan torturat çnjerëzore dhe u pushkatuan nga regjimi monist. Pas kësaj ngjarje me 11 nëntor do të përkujtohet mesha e parë e kremtuar në Shkodër tek varrezat katolike të Rrmajit në vitin 1990 nga dom Simon Jubani.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?