Kronikë

VIDEO tronditëse/ Përleshje e dhunshme mes turistëve dhe biznesmenëve në Lumin e Shalës, 2 të plagosur rëndë! Përdoren dhe shufra hekuri

24 Korrik, 10:04| Përditesimi: 24 Korrik, 12:57

  • Share

SHKODËR- Një sherr i dhunshëm ka shpërthyer, mes disa turistëve shqiptarë dhe pronarëve të bizneseve në Lumin e Shalës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konfliktiT me mjete të forta. Pamjet tronditëse janë filmuar me telefon dhe shpërndarë në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të ditës së sotme, 24 korrik. Në pamje shihen disa burra, që qëllojnë njëri-tjetrin me shufra hekuri dhe sende të tjera të forta.  Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar në spital.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e përleshjes së dhunshme ku shihet se janë përdorur edhe shufra hekuri dhe sende të tjera të forta. Pamjet tregojnë momentet e tensionit, britma dhe dhunë. Dikush që filmon videon dëgjohet të thotë "o budall".

Kjo nuk është hera e parë që në Lumin e Shalës raportohen përplasje dhe akte dhune, ç’ka e bën të domosdoshme një vëmendje më të shtuar për sigurinë në këtë destinacion gjithnjë e më të populluar nga turistë vendas e të huaj.

Në Lumin e Shalës nuk ka shërbim policor ndaj dhe autoritetet po vonojnë për të dhënë informacion zyrtar rreth ngjarjes së rëndë, në kulmin e sezonit turistik.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 24/07/2025 21:14

    po kush fitoi, turistet apo pronaret?

    Përgjigju
  • Lenti: 24/07/2025 12:38

    Talibanizem jug veri qe nuk ndodh ne asnje vend tjter te botes. Shkaku mos zbatimi i ligjit dhe korupsioni galopant. Nese pronarit po i cenohen te drejtat duhej te lajmeroje policine qe duhet te jete e gatshme menjehere. Nese pronaret kane zaptuar territor, atehere duhej qe te ndeshkoheshin penalisht rende qe mos te guxonte njeri me. Kjo situate gjeneron dhune skandaloze dhe te papranueshme cdo dite. Turizmi i Rames eshte turizem i dhunes.

    Përgjigju
  • Homo sapiens: 24/07/2025 12:08

    Shqiperia turistike me pronare neandertale nga veriu ne jug!

    Përgjigju
  • Deni: 24/07/2025 10:40

    Cfare rrace e populli jemi?Ju lutem perzemersisht te me jepni nje shpjegim.Nuk e kam pare ne asnje vend te globit,as ne ato qe quhen vende te botes se trete…e tmerrshme. Fajin nuk e ka politika,eshte populli …

    Përgjigju
    • Arta: 24/07/2025 11:33

      Ketu ku jam une jashte Shqiperise- kur zihen kercet kallashi. Jemi ende mire.

    • o Deni: 24/07/2025 11:31

      po si e keni kaq kollaj te pergjithesoni rastet e tila per gjithe popullin? a ju ben te ndiheni ndryshe nga gjithe shqiptaret e tjere kjo gje? s'paske pare ti ne asnje vend? po shif ne vendet perendimore ca bejne cdo nate jashte pub-eve e pergjitheso edhe ata si popull.thuaj shyqyr qe ndodhi kjo te merren masa po me vrape ne jemi kshu ne jemi ashtu pa pike lidhje a thua ju diferencon kjo nga shumica derrmuese qe ska lidhje me keshtu rastesh....

  • Sherri: 24/07/2025 10:16

    Kshu esht kur zbresin bishat nga shpellat. Nqs esht gje e perseritur do te thot qe atje ke frik me pi nji birr me teper se te hyjn ne dajak. Nuk e kan konceptin qe klienti ka te drejte

    Përgjigju
    • Avokati: 24/07/2025 12:08

      I dashur atje nuk eshte problemi 1birre atje nuk te tolerojne shum po fillove te bohesh i forte te zbusin mire e mire

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?