Foto ilustruese

Shkodër/ Plagoset një person në aksin Postribë-Prekal! Arrestohet autori dhe sekuestrohet arma e zjarrit (EMRAT)

13 Gusht, 21:15| Përditesimi: 14 Gusht, 11:03

  • Share

SHKODËR - Plagosje me armë zjarri në aksin rrugore Postribë – Prekal. I plagosuri ka marrë një plagë në këmbë, është dërguar në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Çel Shabaj.

Policia informoi se 'rreth orës 20:40,(13 gusht 2024)  në Postribë,  dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi  Kristjan Kakija,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri  në këmbë shtetasin Çel Shabaj, 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. I plagosur me autorin kanë cekur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri tjetrin.

Autori më pas ka nxjerrë armën duke plagosur Shabajn. Policia vuri në pranga autorin Kristian Kakia dhe sekuestroi armën me të cilin kreu plagosjen. 'Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Ndërsa 2 persona të tjerë u shoqëruan për veprime të mëtejshme.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?