Konflikt brenda familjes në Fushë Arrëz, babai plagos me thikë djalin 19 vjeçar (EMRAT)

19 Janar, 14:18| Përditesimi: 19 Janar, 15:27

  • Share

SHKODËR- Një konflikt për motive të dobëta brenda familjes ka sjellë plagosjen e një 19 vjeçari në Fushë-Arrëz. I riu Olrtion Mardodaj u plagos me thikë nga babai i tij Anton Mardodaj, 55 vjeç. 

Ky i fundit u shoqërua në komisariat, ku u mor në pyetje rreth konfliktit. 

Ndërsa djali i tij është transportuar në spitalin e Pukës ku po merr trajtimin mjekësor. 

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

 

Ora 14:58
Zbardhet plagosja në Fushë Arrëz, babai sulmoi me thikë djalin e tij 19 vjeçar

1663186647_thikeeeee.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë e 19 vjeçarit Oltion Mardodaj në Fushë Arrëz ku u raportua se shkak për ngjarjen ishte bërë një konflikt në familje.

Policia njofton se ka arrestuar 55 vjeçarin A.M, babain e të riut të plagosur.

Ky i fundit është transportuar në spitalin e Pukës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?