Foto nga vendi i ngjarjes

Shkodër/ Plagosi 24-vjeçarin në këmbë pas një sherri afër një lokali, identifikohet autorit! Shpallet në kërkim

12 Janar 2021, 07:17| Përditesimi: 12 Janar 2021, 08:46

  • Share

SHKODËR- Kur nuk kanë kaluar 24 orë nga plagosja në Shkodër, Report Tv mëson nga burime zyrtare se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:20 në lagjen “Tre Heronjt”, ku i plagosur mbeti Eduart Lekndreaj 24-vjeç. Nga raportimet paraprake, shkak dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit, megjithatë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lekndreaj ka marrë plagë në këmbë, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?