Plagoset në këmbë me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër, shoqërohet në polici (EMRI)

9 Qershor, 23:07| Përditesimi: 10 Qershor, 20:29

  • Share

Një 30-vjeçar është pagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Raportohet se 30-vjeçari i identifikuar si Ndue Preka, është plagosur në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në kujdesin e mjekëve në spital.

I plagosuri sipas raportimeve po lëvizte më këmbë kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, policia e ka shoqëruar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

"Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen  "Mark Lula",  është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua  në Komisariat për sqarimin e rrethanave. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia. 

Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes me armë zjarri.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?