Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin

23 Dhjetor 2024, 11:10| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 11:12

  • Share

SHKODËR - Një 29 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi po dhunonte të atin e tij 61 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 korriku teksa policia menjëherë pas njoftimit shkoi në vendngjarje, ku i riu po dhunonte babain e tij N.L., dhe e kërcënonte për ta vrarë.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit R.L. Ndërsa babai i tij u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.

'Falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u bënë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç. Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babën e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, si dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë.Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?