Shkodër-Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Vukpalaj të Shkodrës pasi u kap duke transportuar 4 shtetas nga Afganistani, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi.
Uniformat blu sekuestruan automjetin e të riut me inicialet S.G., në cilësinë e provës materiale.
"Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi" ,informoi sot policia e Shkodrës.
Operacioni i koduar “Near 2” u krye nga policia kufitare e Bajzës dhe dosja i kaloi prokurorisë së Shkodrës.
Si duket nuk paska dhënë para dhe përfundimi në burg!Gjdo natë janë me dhjetra refugjat, që kalojnë për në Mal të ZI, që trasportohen me të afërmit të shefave të kufirit.
Përgjigju