Foto nga vendngjarja

Kronikë

Shkodër/ Policia shqiptare dhe ajo malazeze shpëtojnë nga mbytja 2 turiste kroate

10 Mars, 22:40| Përditesimi: 10 Mars, 22:49

  • Share

SHKODËR - Policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Malit të Zi, ka shpëtuar këtë mbrëmje dy turiste kroate, te cilat rrezikonin të mbyteshin në plazhin e Velipojës, pasi varka me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, pas marrjes së njoftimit nga shtetasi francez B. D., i cili kishte dalë me not në breg të detit në Pulaj, Plazh Velipojë, i cili  kërkonte ndihmë për dy turiste nga Kroacia, shtetaset I. K., dhe I. Sh., të cilat  si pasojë e dallgëve të shumta, lundra me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht  jeta.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Postën  Kufitare Velipojë  dhe me ndihmën e Policisë Malazeze të cilët ndërhynë menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues,  bënë të mundur nxjerrjen  nga deti me një mjet lundrues të  Policisë malazeze të dy turisteve kroate, të cilat po dërgohen për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?