Pamje nga protesta e studentëve në Shkodër

Shkodër/ Procedohet penalisht njëra nga studentet: Nuk isha në Tiranë, kam protestuar këtu

13 Dhjetor 2018, 09:57| Përditesimi: 13 Dhjetor 2018, 10:00

  • Share

Njëra nga studentet e proceduara penalisht në Shkodër flet për Shqiptarja.com. Kristina Tonaj, thotë se është proceduar për shkak të bllokimit të rrethrrotullimit të Zogut të Zi. “Nuk trembem, qëllimi i procedimeve është për të shpërndarë studentët. Unë nuk jam politikisht këtu por si studente e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Unë akuzohem që kam qenë në Tiranë. Por është e dokumentuar që kam qenë në protestë në Shkodër.”-u shpreh Tonaj. Ndërkohë që studentët po protestojnë me parullën: Studentët e Shkodrës e fituan betejën, ne erdhëm tek ju të fitojmë luftën.

Pankarta e studentëve në Shkodër


Lajmi kryesor:

Protesta/ Studentët zhvendosen te kryeministria, shumica rrëzon amendamentet e LSI-së për arsimin


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?