SHKODËR- Viktor Gjini, 55-vjeç ka rënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi prodhonte dhe shiste vezë të pakontrolluara nën emërtimet e markave të tjera.
Ndërkohë në polici është shoqëruar edhe drejtori i AKU në Shkodër, Gjergj Sokoli i cili më pas është lënë i lirë. Nën hetim është vënë Inspektori i Mjedisit, Arben Broja, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka evidentuar aktivitetin e paligjshme të 55-vjeçarit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Bërdicë e Sipërme”, është konstatuar aktiviteti tregtar (pulari), në pronësi të këtij Viktor Gjinit, i paregjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, u evidentua se 55-vjeçari prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera, produkte ushqimore (vezë) të pakontrolluara.
Viktor Gjini, 55-vjeç, banues në fshatin Bërdicë, Shkodër, u arrestua për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.
Në një deklaratë për mediat kreu i AKU-së në Shkodër, Gjekë Sokoli, tha se inkurajon çdo hetim, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit. Ai tha se në polici është paraqitur vetë dhe se nuk i shmanget asnjëherë ligjit dhe organeve ligjzbatuese.
Në një deklaratë për mediat kreu i AKU-së në Shkodër, Gjekë Sokoli, tha se inkurajon çdo hetim, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit. Ai tha se në polici është paraqitur vetë dhe se nuk i shmanget asnjëherë ligjit dhe organeve ligjzbatuese.
‘Jam informuar se jam në kërkim nga policia. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës. Jam paraqitur në polici që mëngjesin e kësaj të martë ku kam dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme. Nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. U bëj më dije se kemi zhvilluar një monitorim në kuadër të Gripit të Shpendëve dhe rezultoi se nuk ka NIPT aktiv. Inkurajoj strukturat të kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale.’- u shpreh Sokoli.
Veze eshte mire se pula e ben po hajdeni ne vlore ngkitur me Shkollen Halim Xhelo ish ambientet e parkut te mallrave prodhohet sallam dhe proshuta me mish qeni e dine AKU Tatime Mjedisi te gjithe vine marin rrogen mujore dhe njerzit po vdesin nga 50 vjec
PërgjigjuKy eshte drejtori me i ndershem qe shkodra ka pasur ndonjehere dhe nuk esht arrestuar . Mos genjeni dhe hidhni balte mbi njerezit qe ka nevoje ky vend .
Përgjigju