Kronikë
Top 24

Shkodër, punëtori bie nga ndërtesa dhe humb jetën, arrestohet biznesmeni

13 Prill 2018, 10:47| Përditesimi: 13 Prill 2018, 10:59

  • Share

Fat tragjik për një 61-vjeçar nga Shkodra i cili ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Xhavit Ceni ka rënë nga kati i dytë i një objekti tre katësh në lagjen "Guerrile", ku po punonte dhe për rrjedhojë ka humbur jetën në vend. 

Policia ka shoqëruar supervizorin e ndërtimit, Kolë Pohja, 63-vjeç, i cili nuk ka pasur licencë dhe nuk figuronte i regjistruar si firmë ndërtimi. Ai do të përballet me akuzat  “Punësimi i paligjshëm", “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”. 

Njoftimi i policisë: 

Shkodër

Më datë 12.04.2018, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi me detyrë supervizor ndertimesh i paliçensuar, gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm", “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga nenet 170/a, 180 dhe 289 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?