SHKODËR- Një përplasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme mbrëmjen e sotme, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Skënderbeg', ku 32-vjeçari Armando Ndreu, ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një furre buke, në pronësi të Sadet Salës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pasi Armando Ndreu ka qëlluar me breshëri plumbash drejt furrës së bukës në Shkodër, i është përgjigjur djali i pronarit. Sadet Sala ka qëlluar 3 herë me pistoletë në drejtim të makinës së autorit pasi ky i fundit ka ndaluar së qëlluari.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, por nuk sqarohen më tej rrethanat, ndërsa nuk dihet se çfarë konflikti mund të kenë patur të dy personat që çoi deri në përdorimin e armëve.
Report Tv ka siguruar edhe videon ekskluzive të momentit të ngjarjes, ku shihet Armando Ndreu teksa del nga automjeti i tij tip 'Golf' dhe më pas i afrohet furrës së bukës dhe qëllon me breshëri plumbash.
Në momentin kur Ndreu qëllon me breshëri plumbash, në rrugë shihen të kalojnë edhe automjete të tjera, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari Ndreu largohet me vrap, duke lënë automjetin në rrugë.
Policia ka njoftuar se ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e 32-vjeçarit
Report TV ka siguruar foton e 32-vjeçari Armando Ndreu, i cili qëlloi me breshëri plumbash një furrë buke në Shkodër. Sipas Policisë ngjarja erdhi pas një konflikti, por nuk sqarohen më tej rrethanat. Report TV ka siguruar edhe foton e pronarit të furrës së bukës Sadet Salës.
Armando Ndreu, qëlloi me breshëri plumbash furrën e bukës në Shkodër
Pronari i furrës së bukës, Sadet Sala
Report Tv siguron videon ekskluzive të të shtënave të disa minutave më parë në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër. Në video shihet momenti kur Armando Ndreu del nga automjeti tip 'Golf' dhe më pas i afrohet furrës së bukës në pronësi të Sadet Salës dhe më pas qëllon me breshëri plumbash. Pas kësaj ai largohet në këmbë me vrap, duke lënë automjetin në rrugë
Kam vetem nje mesazh per te gjithe banoret e Shkodres, pra jo vetem per Shkodrant. Te gjithe e njihni kete super hajdut qe ka vjedh shtepite e shume familjarve ne Shkoder dhe askush nga ju nuk pat guxim te ndaje nje informacion me miqt tuaj per te kapur kete person. Kështu qe mos u ankoni kur shkrepin kallashin dhe rrezikohen femijet tuaj.
PërgjigjuTe shpija ritvan demaj shkoni
Welcome to shkodra
PërgjigjuKeshtu asht kur nuk pagun gjoben ne shqiperi , si me ken itali vitet 80
PërgjigjuFar west jo Shkoder
Përgjigju