SHKODËR- Enton Dushaj, 35-vjeçari nga Shkodra është shpallur në kërkim ai autori i dyshuar i plagosjes me armë të dy të rinjve Erison Gjeka dhe Ndue Mali, mbrëmjen e djeshme.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se dyshohet se Dushaj ka qëlluar me breshëri arme drejt dy të rinjve, teksa po udhëtonin me motor, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën pas plumbave që morën në këmbë. Sipas uniformave blu, e gjitha ka ndodhur pas një sherri të çastit.
Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i plotë i policisë
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky Enton Dushaj na çau tra*in!! I fut nga nje vize aty tek Big Love Club dhe kujton se nuk e shpon plumbi! Sa per te dy te plagosurit, mire jua ka bere se edhe ata shume kane ecur permbi toke!!
PërgjigjuNana je.
Santa, si inspektor policie je, kaq shume informacion sa ke. Respekte.
na myten maloket shtaza dy komshe
PërgjigjuPo si qenka plagosje e lehte me dashje kur ja fut tjetrit me automatik per ta vrare dhe jo plagosje e rende dhe tentative vrasje?
PërgjigjuAkuzen e ngre Prokuroria, ndersa policia nuk ka tager, thjesht e referon. Sido qe ta cilesojne Policia, Prokuroria e ban akuzen.
Albanistan
Normal qe plagosje e lehte eshte perderisa jane mjekuar e kane shkuar ne banese... Plagosja quhet e rende kur ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzënisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj. Ndersa tentativa eshte kur do t`i marresh jeten qe nuk merret nga kembet por nga koka e gjoksi...