Kronikë

Shkodër/ Qytetari i 'kundërvihet' turmës dhe demokratëve: Rroftë Edi Rama (VIDEO)

12 Dhjetor 2018, 19:40| Përditesimi: 12 Dhjetor 2018, 19:53

  • Share

Qytetarë të mbështetur nga Partia Demokratike, protestuan pasditen e sotme në Shkodër për uljen e çmimit të karburantit dhe për ekzistencën e një tregu për prodhimet bujqësore vendase. Teksa në shenjë revolte kanë bllokuar rrugët kryesore, një qytetar ka tërhequr vëmendjen e protestuesve duke thirrur “Rroftë Edi Rama!”

Teksa bëri të ditur se nuk ishte protestues, u shpreh se Shkodra ka nevojë për një ndryshim që duhet të fillojë që nga Bashkia. "Edi Rama s’duhet të ikë kurrë edhe 70 vjet. S’ka për të ikur kurrë e s’do të ikë kurrë. Edi Rama u bëftë 100 vjeç dhe me shnet! Faleminderit prej jush!”, tha më tej qytetari.

Protestat përkundrejt uljes së çmimit të karburantit dhe për ekzistencën e një tregu për prodhimet bujqësore vendase, po zhvillohen edhe në Fushë-Krujë e Lushnje. (Lexo këtu)

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skender: 12/12/2018 20:46

    Te lumte ti kishim edhe 10 edi rama te tier kur I shof kta te pd me vjen per te fietur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?