SHKODËR - Radhë kilometrike deri në 2 km në pikën kufitare të Muriqanit. Makinat janë në pritje në anën e Malit të Zi, për të hyrë në Shqipëri. Shkak është bërë kontrolli me dy sportele nga pala malazeze duke vonuar procedurat. Pra nuk po punohet me procedurë të shpejtuar.
Një dëshmitar që ndodhet atje në pritje për të hyrë në Shqipëri thotë se po procedohet shumë ngadalë, dhe radha e makinave është e gjatë.
"Prej orës 6, jemi tre minuta larg doganës, kemi rreth një orë në trafik e shumë pak kemi lëvizur".
Njerëzit kanë dalë dhe jashtë të presin.
Kjo Ka ndodhur Edhe here te tjera nga ana e Malit te zi.Ka intensitet te l'arte udhetimit ,madje Jo vetem nga turiste,por Edhe nga banoret vendas te te dy aneve.Ka banore qe punojne ne Malin e zi.Ka nga ATA qe me Mir furnizoje makinat ne Mal te zia se ne Shqiperi,si per shkak te cmimir dhe te cilesise.
PërgjigjuMuriqani dhe Hani i Hotit janë dy pikat e kalimit që lidhin Europën me Shqipërinë! Të gjith që udhëtojnë në rrugë tokësore këtej i bien. Të gjith turistët e Europës këtej hyjnë...të gjithë turistët shqiptarë që kalojnë një natë në hotelet 100 euroshe të Malit të zi këtej kalojnë ....dhe kur krijohet një kolonë mërziten....pse nuk futen pa radhë si këtej nga ana e jonë?! Apo nuk jua mban?!!
Përgjigju