Foto ilustruese

Shkodër/ Raportim për dhunë në familje, policia shkon në banesë! 30 vjeçari me precedent qëllon me thikë efektivin, shoqërohet në komisariat (EMRI)

19 Tetor, 22:33| Përditesimi: 19 Tetor, 22:41

  • Share

SHKODËR - Një 30 vjeçar është shoqëruar nga policia në Shkodër mbrëmjen e sotme. Fillimisht policia mori njoftim për një rast dhune në familje në lagjen Guerrile.

Më pas kur punonjësit e policisë shkuan në banesën e Petrit Isaj, ky i fundit ka kundërshtuar efektivët duke goditur me thikë në dorë dhe në fytyrë njërin prej tyre, K.Ç.

30 vjeçari Petrit Isaj, rezulton si person me precedent kriminal.

Ai u shoqërua fillimisht për në urgjencë, me ndihmën edhe të një patrulle tjetër të përgjithshme, ku iu injektua një qetësues, e më pas u soll në komisariat. Petrit Isaj ka qenë dhe më parë në prangat e policisë, teksa në vitin 2019 ka qëlluar me breshëri automatiku pranë banesës duke terrorizuar banorët. Gjithashtu ai njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike. 

'Rreth orës 20:15,  Patrulla e Përgjithshme ka shkuar  në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.

Në momentin që punonjësit e Policisë  kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas  ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë   dhe  ka dëmtuar lehtë  me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga  punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme.

Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.', njofton policia

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 20/10/2024 07:52

    Po te shikosh deputetet me mandat perpara parlamentit njeri ti heqi policit kapelen,tjetri te shtrengoj me duar punonjedin e gardes dhe dy te tjeret te shtyjn me duar po punojes te gardes ne fund nga te "fortet"e rrugave keto ngjarje do jetojm se armet jane sheshit!!Baci+ Sula+ Noka+ Nallbati duhet te ishin arrestuar ne flagranc dhe te denoheshin 100 here me shume se sa nje qytetar i thjeshte nqs do te bente te njejtat veprime!

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2024 01:27

    Po te ishte ne U.S policia kishte per t'ja zbrazur karikatorin ne trup thjesht po te tundte thiken para tyre,jo me t'i plagoste.Si shpjegohet qe ne 2019 ka terrorizuar banoret me nje kallashnikov qe ka mundesi t'a kete patur pa leje,pra kemi dy akuza-terrorizim e arme pa leje e ky ne 2024 livadhiska i lire,bile dhe /cakerqejf/?!

    Përgjigju
  • Ndoca: 20/10/2024 01:20

    Kajani mor ju, kajani içat non tan hajvanat n shkuder muj me kon??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?