Foto ilustruese

Shkodër/ Regjistroi banesën në emër të tij me dokumente të falsifikuara, babai kallëzon djalin në polici

8 Nëntor, 11:31| Përditesimi: 8 Nëntor, 11:37

  • Share

Shkodër-Një 37 vjeçar nga Shkodra është kallëzuar nga babai i tij në Polici për shkak se djali ka regjistruar një banesë në emër të këtij të fundit me dokumente të falsifikuara

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 37 vjeç, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi E. O., se 37-vjeçari, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka regjistruar një banesë në emër të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kallëzimit 37 vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?