Sociale

Shkodër/ Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, nis puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj! Lëvizja e mjeteve në zonat malore vetëm me goma dimërore

23 Janar, 09:12| Përditesimi: 23 Janar, 14:28

  • Share

SHKODER-Zonat malore të kësaj bashkie janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.

Qarkullimi i automjeteve në zonat malore mund të kryhet vetëm me goma dimërore. Në Bashkinë Malësi e Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz, nuk raportohen probleme.

Ndërkohë, ka nisur puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj, i cili ishte bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje bllokoi edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.

Lidhur me situatën e krijuar nga bllokimi i aksit, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci bënë me dijë se rruga mund të jetë e kalueshme gjatë mbrëmjes së sotme.

'Aksi rrugor Theth-Ndërlysaj pritet të bëhet i aksesueshëm për automjetet deri në mbrëmje', tha ai. 

Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.

Ora 14:16
Shkodër/ Rëshqitja e dherave në aksin Theth-Ndërlysaj, bashkia nis punën për hapjen e rrugës

1737638402_shkoder.JPG

Pasi aksi rrugor Theth-Ndërlysaj u bllokua ditën e sotme nga rrëshqitjet e dherave, Bashkia Shkodër ka nisur punën për pastrimin dhe hapjen e rrugës.

'Ky aks pritet të bëhet i aksesueshëm për automjetet deri në mbrëmje', deklaroi kryebashkiakut i Shkodrës Benet Beci.

 

Ora 11:58
Shkodër/ Reshjet e dëborës në zonat malore, qarkullimi i automjeteve vetëm me goma dimërore

Reshjet e dëborës, kanë përfshirë qarkun e Shkodrës. Drejtoria e Rajonit Verior në Shkodër, bënë me dije se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme.

Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.

Sipas kësaj drejtorie, në Bashkinë Shkodër ka pasur rrëshqitje dherash në aksin që lidh Thethin me Nderlysen. Në Bashkinë Malësi e Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz, nuk raportohen probleme.

Ne akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje  dëbore me intensitet të ulët. Rrugët  janë të pastruara dhe të kriposura. Qarkullimi kryhet pa probleme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?