Sociale

Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë

29 Janar, 09:53| Përditesimi: 29 Janar, 10:00

  • Share

Restaurohet “Ura e Mesit” në Shkodër, vepër e mesjetës nga arkitektura gjatë perandorisë Osmane.

E ndërtuar mbi lumin Kir për lidhje me qytetin verior, tashmë ajo është kthyer në një destinacion për vizitorë dhe turistë, pas një investimi dhe financimi të Qeverisë.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, që njoftoi lajmin me një video-postim mëngjesin e sotëm (29 Janar) në rrjetin social Facebook.

“MIRËMËNGJES!

dhe nga Ura e Mesit, një perlë e arkitekturës osmane, mbi lumin Kir, që tanimë pas një restaurimi të thellë me financim të qeverisë, shkëlqen si një ndër destinacionet e veçanta për vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë të Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kryeministri.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?