Kultura

Shkodër/ Rikthehet orkestra simfonike, drejtuese Elda Laro: Në skenën shkodrane do vijnë emra të njohur

8 Qershor, 22:58| Përditesimi: 8 Qershor, 23:01

  • Share

Orkestra Simfonike e Shkodrës, nën drejtimin artistik të dirigjentes Elda Laro, rikthehet magjishëm në skenën e teatrit “Migjeni’, në koncertin e titulluar ‘From West do East (nga Perëndimi në lindje’).

Nga emocionet në Operan e Berlinit, krah emrave botërorë të muzikës klasike, dirigjentja shqiptare Elda Laro, thotë se zemra rreh më fort në skenën e qytetit të lindjes.

T’ju them të drejtën, zemra rreh shumë shumë më fort se kudo tjetër. Komplet zemra rreh fort në mënyrë pozitive, sepse më jep forcë për të bërë më mirë. Kthimi në qytetin e tim të lindjes, më jep emocion. Koncerti i ardhshëm do jetë akoma me më shumë përgjegjësi, më i mirë, do kemi tenor si Sajmir Pirgu dhe pianisti Klevis Gjergji.

Në këtë koncert, së bashku me orkestrën, performoi sopranoja e njohur Ana Naqe, e cila, nën dirigjimin e Elda Laros, solli për publikun shkodran një repertor të zgjedhur me vepra të autorëve të njohur shqiptar dhe të huaj…..

Është nder i madh që të performosh me një artiste si Elda Laro. Është fantastike, jo vetëm si artiste, por edhe si njeri, ndihmon të gjithë artistët e rinj.

Përveç emocioneve, ky koncert i Orkestrës Simfonike të Shkodrës dëshmon edhe një herë potencialin e madh artistik që Shkodra. Me përkushtimin e drejtueses artistike Elda Laro dhe bashkëpunimin me emra të njohur të muzikës shqiptare, orkestra simfonike e Shkodrës ka si synim të kthehet në një pikë referimi për artin dhe muzikën klasike në vend.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?