SHKODER- Për një vendparkim, 5 persona dhunuan me sende të forta 62 vjeçarin, Vladimir Bruçi, në mes të ditës në qytetin e Shkodrës. Në pranga i cili ka përfunduar i biri është përpjekur të fshehë ngjarjen.
Ngjarja u shënua mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, ndërsa policia informoi sot se ka identifikuar autorët, njëri prej të cilëve është arrestuar ndërsa 5 janë në kërkim.
U arrestua shtetasi Edmond Sakicaj, 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi. 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
"Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin Vladimir Bruçi, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore dyshohet se Sakicaj ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi Alban Bruçi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes' informoi sot policia e Shkodrës.
Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.