246 kg kanabis është sekuestruar në fshatin Vallas në Shkodër, pas një operacioni anti-kanabis nga policia e Shkodrës. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 6 persona, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia ka vënë në pranga Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; Arben Uruçi 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
Report Tv ka zbardhur emrat e të shpallurve në kërkim dhe rolet e tyre në kultivimin e kanabisit në fshatin Vallas, Shkodër. Ata janë: Admir Selgjekaj, organizator i parcelave dhe rekrutuesi i disa punëtorëve; Arian Popa, rekrutues i disa punëtorëve; Sajmir Behluli, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati. Ndërkohë kanë rënë në pranga Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi, Danjela Hasani janë personat që u arrestuan nga policia e Shkodrës.
Sipas policisë këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar Ardjan Tahiri, policia gjetur dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar Ardjan Tahiri.
Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
Report Tv ka zbardhur emrat e të shpallurve në kërkim dhe rolet e tyre në kultivimin e kanabisit në fshatin Vallas, Shkodër.
Ata janë: Admir Selgjekaj, organizator i parcelave dhe rekrutuesi i disa punëtorëve; Arian Popa, rekrutues i disa punëtorëve; Sajmir Behluli, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati. Ndërkohë kanë rënë në pranga Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi, Danjela Hasani janë personat që u arrestuan nga policia e Shkodrës.