SHKODËR- Këto pamje të xhiruara me dron në fshatin Luarzë të Velipojës shfaqin mijëra kubikë me fara kanabisi, të cilat ishin gati për t’u mbjellë.
Vëzhgimi i Policisë së Shkodrës nxori zbuluar autorët, njëri prej të cilëve u arrestua, Nasel Lohja, 38 vjeç, dhe një tjetër në kërkim, Pëllumb Lohja, 48 vjeç. Blutë mundën të sekuestrojnë më shumë se 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabis, bashkë me 1 makinë, 1 traktor dhe sende të tjera që i shërbenin veprimtarisë kriminale.
Ky është vetëm fillimi i një sezoni të gjatë kundër kultivimit të kanabis sativa në të gjithë vendin. Pjesë e operacioneve anti-kanabis nga muaji maj, me Policinë e Shtetit do të jetë edhe Guardia di Finanza me monitorim nga ajri, ndërsa vetë blutë do të përdorin edhe dronë për identifikimin e parcelave.
Policia e Shtetit mësohet se ka ndërmarrë zbatimin e një plani të gjerë operacional, i cili fokusin e ka në parandalimin e mbushjes me drogë të alpeve tona, duke goditur grupet kriminale që në fazë fillestare të shpërndarjes, shitjes dhe mbjelljes së farave të kanabisit.
Në këtë formë synohet të ketë një ulje të parcelave të mbjella nëpër alpe, te të cilat, referuar sezoneve të shkuara, edhe pse janë asgjësuar, autorët kanë mbetur të paidentifikuar. Policia pritet të ketë kontrolle të shtuara kryesisht drejt destinacionave malore për të zbuluar pa u mbjellë rrënjët e drogës. Burime pranë bluve bëjnë me dije se grupet e punës janë informuar me direktivat e megaoperacionit që do të zgjas deri në përfundim të sezonit, ku përfshihen efektivë të drejtorive vendore, Forcat e Sigurisë Kombëtare, e më gjerë. Kontrollet do të kryhen në të gjithë territorin e vendit, në veçanti në zonat e konsideruara me riskun më të lartë të kultivimit, Shkodër, Krujë, Mirditë, Tropojë e më gjerë.
Ka 25 vjet qe eshte plot velipoja e dukagjini e malsia shkodres full kanabis, vazhdon fuqishem dhe sot, po keshtu lumi vlores, fier, tepelene, kukes, has , elbasan Librazhd, korce, skrapar, patos, berat, Kruje, tirane malsi.. E gjithe shqiperia... pervec lazaratit qe e bllokuan, bravo !!! E dine te gjithe dhe e shohin cdo dite por eshte policia qe e ruan Dhe kush guxon ta bllokoj?! Ndalohet ndonje i shkrete qe e blen 500-1 kg ta shesi te bej ndonje lek te vogel, Se kto me tonelata nuk kapen kurre!!!
Përgjigju